“Po punojmë për rritjen e pensioneve minimale dhe mesatare”, ministri Gonxhe: Problem, informaliteti në deklarimin e plotë të pagave

Kryeministri Edi Rama, Ministri Blendi Gonxhja dhe Ministri Petrit Malaj po zhvillojnë një bashkëbisedim me pensionistët në lidhje me skemën e pensioneve.

Në fjalën e tij, ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe renditi problemet me skemën kontributive për pensionet, ku evidentoi se një nga problemet madhore është fakti që nuk plotësohet raporti i nevojshëm mes të punësuarve dhe pensioneve, si dhe problemi i informalitetit dhe mosdeklarimit të plotë të pagave.

Gonxhe shtoi se po bëhet një punë e konsiderueshme në lidhje me debitorët e sigurimeve shoqërore, ku përmendi se jo korrektësi ka pasur edhe nga ndërmarrjet publike.

Ministri deklaroi gjithashtu se po punohet për rritjen e pensionit minimal, si dhe për ulej e diferencës mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare.

Fjala e plotë:

Ndjej të rëndësishme të ndaj me ju se që nga dita që mora detyrën si ministër, prioriteti numër 1 për të cilën më foli Rama , ishte shqetësimi për pensionet.

Kjo qeveria shpenzon për pensionet më shumë se për çdo gjë tjetër. 1/5 e buxhetit shkon vetëm për pensionet, pjesa tjetër kryhet çdo punë tjetër.

Si shtresa më me eksperiencë e më e mençur ju e dini që paratë nuk bien nga qielli.
Sot familjet nuk lindin më aq shumë fëmijë dhe jetëgjatësia rritet.
Por që të na dalin llogaritë, ishte që për një pension të kishim 2 ose tre të punësuar, por sot raporti është 1 me 1.
Ndaj në duhet të rrisnim pagat së pari që të ndihmonim skemën kontributive të pensionit. Për të rritur punësimin dhe ekonominë duhet të eliminohet informaliteti në një treg pune që të paguajë mirë dhe të deklarojë pagën reale. Nga ana tjetër dihet që pa një shtet ligjor nuk ka klimë të mirë biznesi dhe investime të huaja, e për pasojë nuk ka rritje ekonomike.

Siç e shini të gjitha të çojnë tek ju. Ndaj për këtë po punojmë fort, unë si ministër Ekonomie, Petriti si minisitër i Financave dhe qeveria, dhe jemi ballëlartë që jemi më shumë se kurrë në kushtet për ta zgjidhur dhe korrigjuar edhe situatën e pensioneve, që është një hall për në madhor dhe për ju i përditshëm pasi prej jetët tuaja. Jemi të angazhuar për tolerancën 0 ndaj deklarimeve fiktive dhe debitorëve të sigurimeve shoqërore, ka edhe subjekte publike, ndaj po punojmë fort.

Rritja ekonomike na mundëson të flasim për bonusin shumë më cilësor këtë fundvit. Ndërsa bashkë me stafin e Ministrisë që drejtoj, kemi propozuar ndryshime ligjore për njohjen automatike të viteve të punës para viteve 1994.

Kjo lehtëson 40 mijë persona që dalin çdo vit në pension e do të evitojë çdo vit rreth 3 mijë procese gjyqësore. PO punojmë edhe për përmirësimin e skemës së pensioneve në disa drejtime, si barazia e pensioneve për profesione të njëjta, kapja e një niveli të denjë të paktën në minimumin jetik për pensionet e ulëta, rritja e pensionit mesatar dhe uljen e distancës me pagën mesatare.

Ky është një problem që duhet ta adresojmë dhe për të cilën po punojmë.

()

Arena e Lajmit

“Po punojmë për rritjen e pensioneve minimale dhe mesatare”, ministri Gonxhe: Problem, informaliteti në deklarimin e plotë të pagave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook