Arrestimi i Metës, Eugen Beçi: Nuk janë respektuar procedurat, makinat pa logo dhe punonjësit pa uniformë

Ish-Prokurori Eugen Beçi në emisionin “Open” në News24 duke komentuar arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta, tha se masa e sigurisë duhet të ekzekutohet brenda rregullave dhe urdhërave.

Beçi e konsideroi të panevojshëm përfshirjen e ministrit të Brendshëm në debat, ndërsa shtoi se i takon SPAK që të japë sqarime, pasi është kjo Prokurori që ka kërkuar arrestimin e ish-Presidentit.

Ai tha se të gjitha procedurat, referuar videove të publikuara, mund të them se nuk janë respektuar në momentin e arrestimit.

“Duhet gjetur vendi më i përshtatshëm për të ndaluar. Përgjimi i personit, mbajtja nën vëzhgim, bëhet që të gjehet vendi më i përshtatshëm. Fakti se kemi pasur makina pa logo dhe punonjës pa uniforma, tregon se kanë qenë në ndjekje e sipër”, tha Beçi.

Ai tha se mund të evitohej një situatë e tillë. “Mund të ishte ndaluar në banesën e tij, në selinë e partisë, duke mos krijuar kaos dhe shoë të panevojshëm. Një shtet serioz nuk i mungojnë as makinat e loguara dhe as punonjësit me uniformë, të paktën t’i jepej serioziteti edhe hetimeve që kanë 5 vjet që kryen”, tha Beçi.

Arena e Lajmit

Arrestimi i Metës, Eugen Beçi: Nuk janë respektuar procedurat, makinat pa logo dhe punonjësit pa uniformë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook