Policia në Shkodër lajmëron se një zjarr ka rënë në një mobileri në lagjen “Daniel Matlia”. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 12:30, në lagjen “Daniel Matlia”, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilierisë së shtetasit I. K., ka rënë zjarr. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e mobilierisë”, thuhet në njoftim.
“Rreth orës 12:30, në lagjen “Daniel Matlia”, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilierisë së shtetasit I. K., ka rënë zjarr. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e mobilierisë.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar zjarrin.
Ndërkaq, grupi hetimor po heton për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit”, njofton policia.
(Arena e Lajmit)