“Dhuna e ushtruar nuk do të amnistohet”, Xhixho për arrestimin e Metës: Akt terrorist dhe ngjarje e rëndë

Përmes një postimi në Facebook, deputetja e PL, Erisa Xhixho reagoi me forcë ndaj arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta, duke e quajtur një “akt terrorist” që i ngjan bandave kriminale që sipas saj bashkëpunojnë me qeverinë.

Ajo dënoi dhunën e përdorur sipas saj ndaj Metës, duke insistuar se ata që ishin të përfshirë do të përballen me drejtësinë për veprimet e tyre.

Xhixho theksoi se ky incident tregon statusin e Shqipërisë si një shtet policor dhe jo një shtet të ligjit.

Reagimi i plotë:

Terroristët e Edi Ramës, që rrëmbyen dje ish-presidentin e republikës në mes të ditës, njësoj si bandat kriminale me të cilat bashkëpunon ngushtë qeveria, kanë të gjithë emër dhe fytyrë.
Dhuna e ushtruar dje, të cilën e panë të gjithë shqiptarët, nuk do të amnistohet.
Anëtarëve të kësaj skuadre terroriste, që të fshehur pas maskave ekzekutuan urdhrat e kryeministrit dhe pseudodrejtësisë së vënë në shërbim të tij, do t’u jepet ndëshkimi i duhur!
Ky akt terrorist ndaj një individi që ka ushtruar funksionet më të larta publike në Shqipëri prej 30 vitesh, duke mos iu shmangur në asnjë moment përgjegjësive dhe drejtësisë, tregoi edhe njëherë se kemi shtet policor dhe jo ligjor.
Reagimi i ministrit të Brendshëm, i cili mbron këta banditë me uniformë e maska në fytyrë që guxojnë të godasin Presidentin e Partisë së Lirisë është i turpshëm dhe kjo ngjarje e rëndë turpëron Shqipërinë.

Arena e Lajmit

“Dhuna e ushtruar nuk do të amnistohet”, Xhixho për arrestimin e Metës: Akt terrorist dhe ngjarje e rëndë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook