“Mandela bëri 23 vjet burg dhe kur doli u martua me grua të re”, Kryemadhi flet për masën e SPAK: Do ta respektoj. Meta u godit në kokë nga një…

Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e Ilir Metës deklaroi se do të respektojë masën e SPAK ‘detyrim paraqitje’. Gjatë konferencës për shtyp nga Kuvendi, Kryemadhi mohoi akuzat e SPAK ndaj saj dhe Presidentit të PL.

Duke komentuar arrestimin e djeshëm të Metës nga agjentët e BKH, Kryemadhi tha se policia e ndaloi si kriminel. Sipas saj, një prej efektivëve e ka goditur ish-kreun e shtetit në kokë gjatë përplasjes fizike te automjeti ku ndodhej Meta.

Pyetje: A do ta respektojë Monika Kryemadhi masën detyrim paraqitje?

Monika Kryemadhi: Patjetër. Edhe pse është drejtësia e kastruar e Edi Ramës do ta respektoj. Edhe Gandi e respektoi regjimin britanik. Edhe Mandela u fut 23 vjet në burg por kur doli nga burgu u martua me grua të re. Beteja nuk është te forca, por te argumenti. A ka arguemnt sot qeveria për inceneratorin e Tiranës? Po ndërtimi pa leje i 15 ha me milion m3 dhe e kalon vlerën 400 mln euro, e përkthyer në pallate me klering ku pastrohen paratë e drogës. Çfarë bën SPAK? Bashkon CEZ-DIA me ccështjen e Monika Kryemadhit. Pse nuk e zgjidhi 5 vjet? S’kanë argument, thanë ta fusim brenda Ilir Metën, rrëmbim kriminal. Kur e kërkuan ata Ilir Metën dhe kur iu ka thënë jo? Kush është Ilir Meta që e rrëmbejnë ashtu? Del edhe një motërf*ker atje që e godet në kokë. Harrojnë që Shqipëria është e vogël. Policia e Neritan Nallbatit na bën operacion policesk?

 

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Mandela bëri 23 vjet burg dhe kur doli u martua me grua të re”, Kryemadhi flet për masën e SPAK: Do ta respektoj. Meta u godit në kokë nga një…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook