Është mësuar data dhe ora se kur do të mbahet seanca për masën e sigurisë për ish-presidentin Ilir Meta, të arrestuar nga ana e SPAK.
Meta do të paraqitet në GJKKO nesër në orën 09:30 minuta për t’u njohur me masën e sigurisë. Nesër është seanca për masën e sigurisë edhe të Monika Kryemadhit. Gjithashtu, nesër është seanca dhe për masën e Piro Xhixhos dhe Ema Çokut.
Kreu i PL, Ilir Meta nën hetim nga SPAK për tre vepra penale. Ilir Meta është nën hetim për ‘fshehje të pasurisë’, ‘korrupsion’. Kreu i Partisë së Lirisë nën hetim dhe për ‘fshehje të ardhurash’.
(Arena e Lajmit)