Meta nesër në gjykatë për konfirmim të masës së sigurisë! Çfarë pritet të ndodhë në vijim me presidentin e Partisë së Lirisë

Një ditë pas arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, detaje të reja mësohen në lidhje me faktin se çfarë pritet të ndodhë me ish-kreun e shtetit.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se Meta nesër pritet të dalë në gjykatë, për konfirmim të masës së sigurisë, “arrest me burg”.

Më pas, pritet që Meta të dërgohet në qelitë e paraburgimit. GJKKO pritet që sot të dalë me një deklaratë për mediat, ku të njoftojë se në çfarë ore do mbahet seanca nesër në gjykatë për të.

Igli Celmeta: Nesër GJKKO do të konfirmojë masën e sigurisë arrest me burg. Më pas Meta pritet të dërgohet në qelitë e paraburgimit. Sipas ligjit, GJKKO duhet të dalë me njoftim zyrtar, për të lajmëruar orarin, se kur do mbahet seanca nesër për masën e sigurisë për zotin Ilir Meta.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Meta nesër në gjykatë për konfirmim të masës së sigurisë! Çfarë pritet të ndodhë në vijim me presidentin e Partisë së Lirisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook