Ndihmoi persona në kërkim t’i shmangen drejtësisë dhe dekonspiroi operacionet policore, GJKKO lë nën masën “Arrest me burg” ish- deputetin Jurgis Çyrbja

U zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme seanca në lidhje me rivlerësimin e masës së sigurisë nga ish-deputetit Jurgis Çyrbja.

GJKKO ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” ish- deputetin Çyrbja.

“Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Jurgis Çyrbja me vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 302/1/2 i Kodit Penal,“Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal”, thuhet në vendimin e GJKKO.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj ish-deputetit akuzat për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Në njoftimin e shpërndarë dje për mediat, SPAK sqaronte se sipas hetimeve, Çyrbja ndihmoi një të arratisur nga drejtësia, Altin Hajri, duke dekonspiruar operacionet e policisë, ndërsa në këmbim përfitoi vendosjen në emrat e sigurt të listave për zgjedhjet e kaluara.

Arena e Lajmit

Ndihmoi persona në kërkim t’i shmangen drejtësisë dhe dekonspiroi operacionet policore, GJKKO lë nën masën “Arrest me burg” ish- deputetin Jurgis Çyrbja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook