Në Gjermani të bindur, Xabi Alonso largohet nga Leverkusen, e presin në Madrid

Xabi Alonso ishte një nga emrat më të lakuar në merkato, me teknikun bask që mahniti Evropën duke zhvilluar një super sezon me Bayer Leverkusen. Të shumë ishin ekipet e mëdha që bën gjithçka për të joshur Alonson, mbi të gjithë Bayern Munich dhe Liverpool, dy ish ekipe të tij që këtë sezonin ishin të detyruar të ndryshon trajner, por në fund Alonso vendosi të qëndrojë tek “Aspirinat”.

Alonso ka një kontratë me Bayer deri në 2026, por sipas Sky Sports DE: Alonso do të largohet në fund të këtij sezoni. Gjithnjë sipas Sky Sports, drejtuesit e Leverkusen po kërkojnë që tani për pasuesin e tij pasi janë të qartë se nuk mund ta mbajnë më gjatë një trajner që kërkohet nga gjysma e Evropës.

Sipas të gjithë gjasave, Alonso pritet të marr drejtimin e Real Madrid, pas largimit të Carlo Ancelottit. Dy janë opsionet që po ndjek Leverkusen, Sebastian Hoeness, trajneri aktual i Shtugart dhe Sandro Wagner, ndihmës menaxher i përfaqësueses Gjermane.

()

Arena e Lajmit

Në Gjermani të bindur, Xabi Alonso largohet nga Leverkusen, e presin në Madrid

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook