Në dy dekadat e fundit, shumica e shqiptarëve në Tiranë jetojnë në ndërtesa të ndërtuara midis viteve 1981-2000, sipas INSTAT. Periudha 2001-2010 ishte gjithashtu aktive, me 200,000 banesa të reja, ndërsa pas vitit 2010 ndërtimet kanë rënë ndjeshëm. Ndërtesat para vitit 1980 përbëjnë një përqindje të vogël të banesave të banuara.
News24, ka pyetur disa prej banoreve të tiranes, nëse jetojnë në banesa te vjetra apo banesa të reja
Arkitekti Enea Stavre, tregon se pavarësisht se janë ndërtuar shumë vite më parë, banesat e vjetra janë të sigurta në rast tërmeti apo fatkeqësie natyore.
Por a janë gati banoret të cilet jetojnë në banesa te vjetra, për ta ndryshuar atë me një apartamentet të ri, me kushte më komode e luksoze?
Në tiranë Vetëm rreth 40,000 banesa datojnë nga para vitit 1960, duke treguar se ndërtesat më të vjetra zënë një pjesë të vogël të hapësirës së banuar sot në Shqipëri. Sipas arkitektit, banesat e vjetra duhen ruajtur, sepse jane pjese e identitetit të një vendi.