U kapën duke transportuar 1 kg kokainë, dy shqiptarë rrezikojnë 30 muaj burg/ Ja detaji që i arrestoi

Dy shqiptarë rrezikojnë secili një dënim me burg me 30 muaj dhe një gjobë prej 12 mijë euro, pasi u kapën duke transportuar 1 kg kokainë. Ata u ndoqën nga policia në autostradën E313 sepse po lëviznin shumë shpejt.

Ngjarja ka ndodhur më 28 shkurt të këtij viti, kur një patrullë e policisë së Rajonit të Limburgut kontrolloi makinën e dy shqiptarëve. Ata po lëviznin në drejtim të Antwerpen, me një shpejtësi të rrezikshme, që tërhoqi vëmendjen e policisë.

“Automjeti i tyre ishte me shpejtësi 160 kilometra në orë dhe ndërronin vazhdimisht korsi”, tha prokurori i Tongeren. Ai tha se kur u kontrolluan, të dy dukeshin nervozë.

Në fund, oficerët gjetën një qese me 1 kilogram kokainë nën një nga sediljet e makinës.

Pasagjeri 54-vjeçar pranoi se ishte drogë, por shoferi 38-vjeçar mohoi të dinte se kishte kokainë në makinë.

“E takova në një kafene dhe ai më kërkoi të shkoja me të, pasi nuk mund të drejtonte makinën”, i tha gjykatësit 38-vjeçari. “Nëse do ta dija se kishte drogë në makinë, nuk do ta kisha bërë kurrë këtë”, pohoi ai.

Prokurori i Tongerenit nuk e besoi atë histori dhe kërkon dënim me burg prej 30 muajsh dhe 12 mijë euro gjobë. “Ata janë pjesë e një organizate të transportit të drogës. Këto janë fakte serioze”, tha ai.

Gjykimi do të vijojë më 18 nëntor.

Arena e Lajmit

U kapën duke transportuar 1 kg kokainë, dy shqiptarë rrezikojnë 30 muaj burg/ Ja detaji që i arrestoi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook