SARANDË
Një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një automjet në Sarandë.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 1, shtetasja V. Sh., 52 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 64 vjeç, këmbësor, i cili po transportohet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.