Çfarë diskutuan përfaqësuesit e PD me eurodeputetët? Paloka: PE u informua për situatën në Shqipëri! PPE mbështet Partinë Demokratike

Deputetët e PD sot në Strasburg kanë zhvilluar një manifestim, për të shprehur indinjatën për situatën në Shqipëri. Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dhënë detaje në lidhje me diskutimet që kanë pasur përfaqësuesit demokratë me eurodeputetët.

Paloka tha se përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë informuar eurodeputetët për situatën në Shqipëri, burgosjen politike të liderëve të opozitës. Ai tha se PPE ka shprehur mbështetje për nismat e PD-së dhe se kërkojnë goditjen e krimit dhe korrupsionit në vendin tonë.

Edi Paloka: Eurodeputetët janë informuar për situatën politike në Shqipëri, burgosjen politike të lidershipit të opozitës. PPE mbështesin PD-në, vlerësojnë kontributin e saj në mbështetje të integrimit europian dhe kërkojnë goditje ndaj krimit. Partia Popullore mbështet nisman e PD-së. Këto janë informacionet që kanë dërguar kolegët.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Çfarë diskutuan përfaqësuesit e PD me eurodeputetët? Paloka: PE u informua për situatën në Shqipëri! PPE mbështet Partinë Demokratike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook