Pas fitores së arritur ndaj Juventusit, drejtori sportiv i Stuttgartit, Fabian Wohlgemuth, nuk u përmbajt në një intervistë të dhënë për mediat.
“Ishte një mbrëmje që do ta mbajmë mend gjatë. Ne donim të bënim diçka pas ndeshjes me Bayern. Në fund u përpoqëm shumë për të marrë fitoren. Ne e bëmë Juventusin e madh të lëkundet dhe më pas edhe të shembet”- tha Fabian, në fund të takimit të Champions të mbyllur 0-1.
(J.S/)