Seanca e sotme në GJKKO për masën e sigurisë ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta është karakterizuar nga tone të larta dhe tensione, të cilat detyruan që të kishte edhe një ndërprerje.
Gazetarja e News24 Klodiana Lala ka raportuar se në nisje të seancës ka pasur akuza nga ana e Metës kundrejt trupës së prokurorëve të përbërë nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja e Sotir Kllapi.
Debati nisi kur Kraja deklaroi se arrestimi i Metës është kryer sipas procedurave ligjore.
Në këtë moment Meta ka përdorur tone intimiduese duke u thënë prokurorëve se “do ta shohin çfarë do u ndodhë “ dhe nuk do e harrojë atë që i kanë bërë”.
Ai ka folur edhe kundër Altin Dumanit, duke iu referuar si “dumduman” dhe ushtar i kryeministrit Rama.
Ish-Presidenti i ka cilësuar akuzat që rëndojnë ndaj tij si të motivuara politikisht.