Finalja e Champions League 2027 nuk do të zhvillohet në Itali. Së fundmi, pasi Milano hoqi dorë, të njëjtën rrugë ndoqi edhe Roma, me kryeqytetasit që e kanë cilësuar të pamundur zhvillimin e një sfide të një rëndësie të tillë në “Olimpico”.
UEFA-s, tani nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm se të hedh sytë nga alternativa të tjera. Për momentin, mundësitë më të mira janë Azerbajxhani dhe Spanja, ose më saktë stadiumi Olimpik i Baku dhe Estadio Metropolitano.
(J.S/)