Galatasaray merr 3 pikë në Europa League. Skuadra turke mundi 4-3 Elfsborg, në një ndeshje spektakolare.
Në Stamboll, vendasit vendosën ndeshjen në “shinat e duhura” që në pjesën e parë, teksa realizuan me Icardin dhe Yilmaz, ndërsa vlen të theksohet edhe një autogol i Petterson.
Në pjesën e dytë, suedezët u kthyen në lojë me golat e Hult dhe Baidoo, por vetëm përkohësisht, pasi Akgun mbylli llogaritë.
(J.S/)