Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja, në fjalën e tij përpara zyrtarëve të Tatimeve, tha se Shqipëria është në një moment të mirë ekonomik dhe se ka rritje të turizmit.
Gonxhja tha gjatë fjalës së tij se duhet të eliminohet informaliteti dhe puna e padeklaruar.
“Jemi këtu për shqetësimin madhor, për informalitetin dhe punën e padeklaruar, që është me rëndësi të jashtëzakonshme që punëdhënësi të ndërgjegjësohet dhe të paguajë sigurimet. Punëdhënësit informalë rezultojnë se kanë rritje ekonomike në bizneset e tyre.
Kemi rritje të turizmit dhe performancë të shkëlqyer ekonomike. Do kemi teknologji e platforma, për të luftuar fenomenin e informalitetit”, tha Gonxhja.
(Arena e Lajmit)