Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës për përndjekje.
Përmes një komunikate policia sqaron se 50- vjeçari ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ka shkuar në banesën e saj, në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
Teksa 50- vjeçari përfundoi në pranga, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin L. R., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ka shkuar në banesën e saj, në kundërshtim me vendimin e gjykatës.