Manifestimi i PD para PE/ Zhulali: Pjesë e aksionit brenda dhe jashtë vendit, opozita është në këmbë

Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme ne PD, Ilda Zhulali deklaron se opozita mori mbështetjen e europarlamentarëve gjatë manifestimit që u zhvillua sot para Parlamentit Europian.

Në “Open” me Eni Vasilin, në News24, Zhulali tha se tubimi i zhvilluar në Strasburg është pjesë e aksionit të opozitës brenda dhe jashtë vendit. Sipas saj, deputetët demokratë me takimet e zhvilluara në Parlamentin Europian treguan të vërtetat lidhur me situatën politike në Shqipëri.

Ilda Zhulali: Kjo është pjesë e aksionit të opozitës së brendshmi dhe së jashtmi. Brenda i ka thirrur qhytetarët në mosbindje civile, ky aksion nuk ndalohet këtu. PD do të vazhdojë një fushatë informuese me të gjithë partnerët, është shumë e natyrshme të ketë një takim të deputetëve të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë me deputetë të PE. Nuk ka asgjë të panatyrshme. Do të jetë një fushatë e tërë për t’u takuar me eurodeputetët. Ne kemi një Parlament Europian të ri. Për tre vite opozita u mbajt peng me procese dhe rezistoi, sot shkon me një grup kompakt. Ishte një manifestim simbolik, nuk ishte protestë kundër Parlamentit Europian, por një manifestim simbolik ku i gjithë grupi parlamentar i PD qëndroi në dyert e PE për të thënë që opozita është në këmbë, PD nuk u shpërbë dhe është këtu për të thënë të vërteta ato të vërteta që eurodeputetët i kanë dëgjuar në gjuhën e vendit të tyre. U zhvilluan takime me PPE, me konservatorët, me social demokratët, me anëtarët e komisionit të Jashtëm, me kreun e Komisionit të Jashtëm të PE. Është folur për të vërtetat në Shqipëri.

()

Arena e Lajmit

Manifestimi i PD para PE/ Zhulali: Pjesë e aksionit brenda dhe jashtë vendit, opozita është në këmbë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook