30 deputetë të Partisë Demokratike janë sot në Strasburg, në protestën para eurodeputetëve të njoftuar disa ditë më parë.
Sa i përket formës që do të zgjidhet për të përcjellë mesazhet, gazetari Osman Stafa raporto se mbetet për t’u parë nëse do të jenë të stampuara në bluza apo pankarta.
Stafa ka renditur edhe çështjet të cilat pritet të ngrihen para deputetëve europiane.
Bëhet fjalë për përjashtimin me një afat të gjatë kohor të disa deputetëve të PD nga Sekretariati i Etikës, ndërhyrja e policisë në Kuvend për të cilën demokratët kanë marrë me vete filmime e fotografi për t’ua treguar ndërkombëtarëve, masa e sigurisë “Arrest shtëpiak” ndaj kreut të PD Sali Berisha, dënimi i Ervin Salianjit dhe rasti i ish deputetit Çyrbja në lidhje me vendosjen e personave të tillë në listat emërore të sigurta.
()