Pas përfundimit të seancës së GJKKO për masat ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, kjo e fundit u shpreh se avokati Genc Gjokutaj duhet të kishte kërkuar masë sigurie detyrim paraqitje për Ilir Metën dhe arrest në burg për vetë deputeten.
“Avokati Gjokuaj duhej të kërkonte arrest me burg për mua, dhe detyrim paraqitje për Ilir Metën”, theksoi Kryemadhi.
Ajo u shpreh se akuzat ndaj Metës janë absurditete, ndërsa shtoi se i ka kërkuar Prokurorisë që çështja duhet të ishte ndarë.
“Janë absurditete akuzat që i kanë ngritur. Ia kërkova dhe Prokurorisë, çështja duhet të ishte ndarë. Në një sallë ishte për të na provokuar dhe për show”, tha Kryemadhi.