PD në PE, Baçi: Nuk e di si ia kanë shpjeguar eurodeputetëve që “SPAK është kriminal”, kur…

Në emisionin “Open” në News24, analisti Agim Baçi, referuar grupit të deputetëve të PD-së që zhvilluan takime dhe protestë para godinës së Parlamentit Europian, tha se një gjë është e paqartë se si mund t’ia kenë shpjeguar europarlamentarëve etiketimin se “SPAK është kriminal”.

Baçi tha se janë këta ndërkombëtarë që mbështesin SPAK-un në Shqipëri dhe unë nuk e di se çfarë mund ti kenë thënë, apo se si mund të kenë reaguar ato.

“Mendoj se janë vënë në një siklet të madh. Ne sot kemi informacione për protestën vetëm nga PD, por nuk kemi asnjë njoftim nga pala e europarlamentarëve. Protestën nuk e gjen askund të pasqyruar nga ndërkombëtarët, ne nuk e dimë se çfarë është diskutuar në takime”, tha Baçi. Ai theksoi se ka 1 mijë arsye për të protestuar kundër Edi Ramës.

Ndërkohë deputeti Tomor Alizoti në një replikë me analistin Baçi tha se nuk beson në asnjë lloj drejtësie dhe aq më tepër në një drejtësi si kjo në Shqipëri e cila po shkakton padrejtësitë më të mëdha.

Arena e Lajmit

PD në PE, Baçi: Nuk e di si ia kanë shpjeguar eurodeputetëve që “SPAK është kriminal”, kur…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook