Tridhjetë deputetë të opozitës ndodhen përpara Parlamentit Europian në Strasburg, në formë proteste për situatën në Shqipëri.
Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha për News 24 se PE duhet të kthejë sytë nga Shqipëria, pasi situata në vendin tonë po degradon.
Paloka hodhi akuza, duke thënë se krimi i organizuar i siguron vota Edi Ramës, duke shtuar se Shqipëria sot gjendet në diktaturë.
Edi Paloka: Ne jemi në diktaturë. Krimi i organizuar siguron votat për qeverinë e Ramës. Kjo është diktatura më e shëmtuar që kemi parë. Nuk është e vërtetë që Edi Rama ka mbështetje ndërkombëtare. PE të kthejë sytë nga Shqipëria, situata po degradon.
(balkanweb)