Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në lagjen “15 Tetori” në Fier. Flakët kanë përfshirë katin e tretë të pallatit katërkatësh, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës.
Në momentin e rënies së zjarrit në banesë kanë qenë dy të moshuar të cilët janë nxjerrë në kohë nga banesa të ndihmuar nga fqinjët.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Aktualisht, nuk janë raportuar persona të lënduar, por ekipi i zjarrfikësve është angazhuar për të evituar përhapjen e zjarrit në katet e tjera.
Autoritetet po hetojnë për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti, të cilat ende nuk janë konfirmuar.