Posedim narkotikësh, falsifikim dokumentesh dhe dhunë/ Arrestohen gjashtë persona në Tiranë

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për vepra të ndryshme penale.

Blutë njoftojnë se mes tyre janë vënë në pranga një 24-vjeçar për “Falsifikimi i dokumenteve”, një 39-vjeçar për posedim të lëndëve narkotike dhe katër shtetas të tjerë për dhunë, nën rrethana të ndryshme.

Njoftimi: 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. Zh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin A. K., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– Sh. Q., 60 vjeç, dhe F. Q., 64 vjeç, të dy banues në Shish Tufinë, pasi dyshohet se për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit F. Q., një kosore, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

– E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 18:50, në një lokal në rrugën “Fitnete Rexha”, ka goditur me grusht, në kokë, shtetasin R. F., 43 vjeç. 43-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Gj. L., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Arena e Lajmit

Posedim narkotikësh, falsifikim dokumentesh dhe dhunë/ Arrestohen gjashtë persona në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook