Rekrutonin të rinj nga një fshat i Shqipërisë për të shitur kokainë, 4 të arrestuar në Itali

Karabinierët e Cesenatico kanë çmontuar një rrjet të tregtimit të kokainës, të përbërë nga njerëz shumë të rinj që të gjithë vinin nga i njëjti fshat i vogël në Shqipëri.

Sipas hetimeve, autorët e dyshuar rekrutonin të rinjtë nga një fshat i vogël në brendësi të Shqipërisë, u paguanin biletën për të ardhur në Rivierë dhe më pas i vendosnin në shërbim, duke shpërndarë kokainë në rrugë dhe në shtëpi, duke lëvizur me biçikletë ose me makinë.

Ky është rrjeti i ngritur nga katër shtetas me origjinë shqiptare të moshave 22 deri në 34 vjeç, të cilët përfunduan në pranga. Dyshohet se të paktën që nga pranvera e kaluar ata vepronin në Cesenatico.

Arena e Lajmit

Rekrutonin të rinj nga një fshat i Shqipërisë për të shitur kokainë, 4 të arrestuar në Itali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook