VIDEOLAJM/ Meta pas kafazit të xhamit, Kryemadhi hyn në sallën e gjyqit, dalin pamjet nga seanca në GJKKO

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ndodhet pas kafazit të xhamit dhe pritet që të njihet me masën e sigurisë.

Kreu i PL ndodhet i rrethuar nga dy policë. Edhe Monika Kryemadhi ndodhet në sallën e gjyqit, nën shoqërinë e një efektivi.

Seanca e sotme ishte paraparë të mbahet në orën 09:30 minuta.

Mirëpo, u shty në orën 13:00 minuta, pasi avokatët kërkuan të njihen me provat, pas përplasjes verbale që Meta kishte me prokurorët e çështjes. Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta akuzohet për tre vepra penale.

SPAK arrestoi Ilir Metën nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Struktura e Posaçme Antikorrupsion vendosi masën “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin, “detyrim paraqitje” për Ema Çokun e “arrest shtëpie” për Pirro Xhixhon.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

VIDEOLAJM/ Meta pas kafazit të xhamit, Kryemadhi hyn në sallën e gjyqit, dalin pamjet nga seanca në GJKKO

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook