Debati/ ”Fitimi pret që SPAK të arrestojë ata që votohen që ti hapet rruga Bashës”,  Zekthi-Lelës: O fallxhor…

Alfred Lela, Drejtor i Komunikimit në PD, dhe analisti Fitim Zekthi, u përfshinë në një debat në emisionin “Open” në News24, ku është diskutuar lidhur me goditjet e SPAK dhe sa po ndikon Prokuroria Speciale në zgjedhjet e 2025.

Lela, duke iu drejtuar Zekthit, i tha se je i vetmi që brenda një fjalie flet edhe për oksidentin dhe orientalin.

“Miku im Fitim shpreson që të ikin të gjithë këta që votohen në opozitë që t’i hapet rruga Lulzim Bashës”, tha Lela.

“Po pse fallxhor je ti, unë e di që je fallxhor në shumë raste, po shtie fall”, iu përgjigj Zekthi.

Lela u shpreh se fakti që amerikanët mbështesin reformën në drejtësi ne duhet të marrim apriori gjithçka.  “Dosjet që SPAK ka hapur kanë ardhur nga jashtë apo janë hetime? Janë të Sky ECC”, tha Lela.

Ai u shpreh se akuzat që ngrihen ndaj Ilir Beqajt apo kujdo tjetër nga mazhoranca janë shpërdorime detyre, ndërsa të tjerët që akuzon SPAK, janë për korrupsion. “Pse nuk hetohet Edi Rama”, tha Lela.

 


Arena e Lajmit

Debati/ ”Fitimi pret që SPAK të arrestojë ata që votohen që ti hapet rruga Bashës”,  Zekthi-Lelës: O fallxhor…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook