Me përfundimin e raundit të 3-të të Fazës së Ligës, në formatin e ri të Champions League këtë sezon është koha për të bërë bilance. Siç dihet tashmë me formulën e re, 8 skuadrat që do të renditen më mirë nga 36 skuadrat pjesëmarrëse, do të kenë mundësinë të kualifikohen direkt për më tej, ndërsa skuadrat e renditura nga vendi i 9 deri në të 24 do të luajnë në një fazë Play-Offi për të nxjerrë 8 skuadrat e tjera.
Pas javës së 3, ajo që bie në sy është dominimi i skuadrave angleze, me Aston Villë, Liverpool dhe Manchester City-n që mbajnë 3 pozicionet e para në renditje. Suprizën po e bëjnë skuadrat franceze dhe mes 8 më të mirave nuk është PSG, por Monaco dhe Brest. Italianët përfaqësohen në G8-ën e më të mirëve me kampionët e Interit, që renditen në vendin e 7 me 7 pikë. Kampionët e Levrkusen janë ndërkohë e vetmja skaudër gjermane në 8 më të mirat. Këtë grup skuadrash e kompleton edhe Sportingu u Lisbonës.
Ndërkohë suprizën negative në këtë start të sezonit në Champions, e kanë dhuruar spanjollet. Barcelona në vendin e 10 me 6 pikë dhe Real Madrid dy vende më poshtë, nuk kanë bërë startin e pritur në këtë edicion, megjithëse janë edhe 5 raunde të tjera për t’u zhvilluar dhe situata në renditje absolutisht mund të ndryshojë. Pikët që kanë grumbulluar në total ekipet spanjolle janë 18, më pak se sa skuadrat e kampionateve të tjera elitare të kontinentit.
Më shumë pikë kanë grumbulluar sigurisht skuadrat angleze, plotë 32 pikë. Më pas vijnë ekipet franceze me 24 pikë, 22 për italianet dhe vetëm 20 për ekipet gjermane.