Një aksion nga policia e Korçës është zhvilluar së fundmi në fshatin Voskop.
Sipas informacioneve paraprake në një magazinë është fshehur një sasi lëndë e dyshuar narkotike.
Sipas asaj që thotë policia ky është vend dytësor pasi droga është transportuar nga njëri vend në tjetrin.
Dyshohet për disa të arrestuar ndërkohë që policia po sekuestron të gjitha provat,lëndën narkotike dhe pajisjet.
Pritet një njoftim zyrtar.