Liverpool i Arne Slot fiton sërish. “The Reds”-at mjaftohen me vetëm një gol. Për të kaluar gjermanët e Leipzig në transfertë. Ardhja e holandezit Slot në pankinë, e ka shndërruar skuadrën e Liverpool, në një ekip shumë kompakt por edhe cinik. Një mbrojtje e hekurt, që ka dhënë rezultatet si në Premier Leagu, po ashtu edhe në Champions. Ndaj Lepizg, mjaftoi një gol i Darwin Nunez, që pas një asisti me kokë nga Mohammed Salah, e shtyn topin lehtësisht drejt rrjetës me portën e zbrazët. “Reds”-at, patën mundësi të mira edhe në pjesën e dytë për të dyfishuar shifrat por traversa dhe fati bënë që reziultati final të ishte minimal. Një fitore e rëndësishme që e ngjit Liverpool në krye me 9 pikë, së bashku me Aston Villën.
Ndërkohë kjo nuk ishte java e gjermaneve. Pas humbjeve të Dortmund, Leipzig dhe Bayern, edhe kampionët në fuqi të Bayer Leverkusen u ndal, në transfertë ndaj modestëve të Brest. Xabi Alonso kishte lënë shumë titullarë jashtë formacionit, ku ra në sy mos aktivizimi i Granit Xhakës, Frimpong, Tapsoba, Terrier apo edhe Andrich. Ndeshja nisi më mirë për “aspirinat” teksa gjetën avantazhin me Wirtz në mesin e pjesës së parë, teksa përfitoi nga një “hutim” i mbrojtës së vendasve. Por Brest nuk u dorëzua. Skuadra surprizë e këtij sezoni në Champions, gjeti barazimin me një gol shumë të bukur nga Lees-Melou, 6 minuta nga fundi i pjesës së parë.
Pavarësisht aktivizimit të disa prej titullarëve në pjesën e dytë, sërish miqtë nuk i’a dolën të merrinin maksimumin nga kjo transfertë, me të dyja skuadrat që ndajnë pikët dhe numërojnë numër të njëjtë pikësh në renditje, 7. Për Leverkusenin një hap fals, ndërsa për Brestin deputues ëndrra vazhdon.
Në ndeshjet e tjera të së mërkurës ranë në sy sukseset në transfertë të holandezëve të Feyenord, që triumfuan 1-3 ndaj Benfikës, si dhe fitorja 0-2 e Dinamos së Zagrebit ndaj Salzburg.