NBA/ Debutim i hidhur për Clipers, kalifornianët humbasin “në shtëpinë” e re, fitojnë Bucks ndaj Philadelphia-s (VIDEO)

Mbrëmja e dytë e NBA, solli edhe debutimin në këtë sezon të ri të pjesës më të madhe të skuadrave, ku nuk munguan surprizat edhe spikatën fitoret e skuadrave udhëtuese.

Dy ishin edhe sfidat më të rëndësishme të mbrëmjes. Mlwakee Bucks, përfitoi makismalisht nga mungesat e rëndësishme të Philadelphia 76-ers, për të arritur fitoren e pare sezonale 124-109.

Me Embid dhe George që ishin jashtë skuadrës për 76-ers, për Bucks gjërat ishin më të thjeshta për të arritur suksesin. Për miqtë ishin deçizivë dyshja Giannis Antetokounmpo e Damian Lillard, të cilët të dy së bashku realizuan 55 pikë, 25 pikë për grekun dhe 14 rebound, ndërkohë Lillard bëri diferencën nga goditjet për 3 pikë, duke shënuar 6 herë nga 12 tentativa. Për vendasit nuk mjaftuan 25 pikët e Tyrese Maxey.

Ndërkohë ndeshja e parë për Los Angeles Clipers, në arenën e re Intuit Dome, rezultoi e hidhur për vendasit, teksa u mundën pas kohës shtesë nga Phoenix Suns 113-116. Ndeshje spektaolare mes dy pretendetëve këtë sezon, në ndeshjen e pare të sezonit të ri, që për të njohur fituesin u desh Over Time-i.

James Harden zhvilloi një ndeshje shumë të mirë teksa kompletoi performancën e tij me 29 pikë dhe 12 topa në tabelë, por gaboi në çastin deçiziv të takimit, kur sfida ishte në barazim. Për Suns diferencën e bënë të zakonshmit, Kevin Durant dhe Bradley Neal, që realizuan respektivisht 25 e 24 pikë, ndërkohë që nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mire Booker, që realizoi vetëm 15 pikë.

Arena e Lajmit

NBA/ Debutim i hidhur për Clipers, kalifornianët humbasin “në shtëpinë” e re, fitojnë Bucks ndaj Philadelphia-s (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook