“Para se të shkonin në banesat e tyre hoqën..”, grabitja e supermarketit në Tiranë, si u zbuluan dy autorët me precedentë. Dyshohet se kishin bashkëpunëtorë

Detaje të reja zbulohen për arrestimin e dy personave në Tiranë, të akuzuar për vjedhjen e një supermarketi. Rei Syla, 21 vjeç dhe Artur Pashkaj, 36 vjeç u vunë në pranga si autorë të vjedhjes së 1.5 mln lekëve të reja nga kasaforta e një supermarketi te “Rruga e Dibrës”.

Mësohet se dy autorët janë persona me precedentë të mëparshëm penal, si vjedhje e grabitje. Edhe pse ishin të maskuar në momentin e vjedhjes, ata u zbuluan pasi në një zonë që kishte kamera sigurie, para se të shkonin në banesat e tyre, hoqën kapuçat dhe maskat.

Kasaforta e marketit kishte 15 milionë lekë të vjetra brenda, por atyre iu janë sekuestruar vetëm 8 milionë lekë dhe kjo sjellë dyshime të tjera të policisë.

Policia e ka të paqartë akoma nëse kanë pasur bashkëpunëtorë nga brenda marketit, pasi dera e biznesit është hapur me çelës nga autorët dhe pa thyerje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përfshirjen e personave të tjerë.

Arena e Lajmit

“Para se të shkonin në banesat e tyre hoqën..”, grabitja e supermarketit në Tiranë, si u zbuluan dy autorët me precedentë. Dyshohet se kishin bashkëpunëtorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook