Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte është përfshirë nga flakët një banesë.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Pocestë të bashkisë së Maliqit ndërkohë sipas informacioneve kanë qenë dy mjete zjarrfikëse që kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të jetë një shkëndijë elektrike ndërsa sipas asaj që raporton policia fatmirësisht nuk ka të lënduar por banesa ka pësuar dëme të shumta materiale.
()