“Shën Marcus” , Thuram nderon Inter, ndalet Atalanta e Gjimshitit

Pa Asllanin, Calhanoglu dhe Acerbi, të tre të dëmtuar, Inter vuajti jo pak në transfertë përballë Young Boys, por në fund festuan me 3 pikë pas suksesit minimal 0-1. Pjesa e parë prodhoi pak emocione, pak raste për shënim, por ndeshja ndryshoi totalisht në fraksionin e dytë, ku fillimisht zikaltërit fituan një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë, Arnautovic goditi keq, me portierin që i kuptoi krahun duke mbajtur Young Boys në lojë.

Zviceranët iu kundërpërgjigjën pak minuta më vonë teksa goditën shtyllën. Atëherë kur gjërat po shkonin drejtë fundit, në minutën e 93-të, Thuram u shërbye në zonë nga Dimarco, me sulmuesin francez që devijojë saktë duke dërguar topin në rrjetë, një gol trepikësh që dërgon Inter në vendin e 7-të me 7 pikë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Britma e Thuram, apo Shën Marcus”, ishin disa nga titujt e të përditshmeve italiane pas suksesit të Inter. Pavarësisht se Interi i tij nuk ishte brilant, Simone Inzaghi u shfaq i kënaqur për këtë fitore:

“Jemi në Champions, këtu të gjithë ndeshjet janë të vështira. Ekipi kishte zemër, besoi deri në fund dhe fituam”.

Fiton Inter, por ndalet Atalanta, për më tepër në një barazim pa gola në shtëpinë përballë Celtic. 5 pikë në 3 ndeshje për ekipin bergamask. Titullar dhe 90 minuta në fushë ishte kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, i vlerësuar me notën 7,6.

()

Arena e Lajmit

“Shën Marcus” , Thuram nderon Inter, ndalet Atalanta e Gjimshitit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook