Shpërndante video me përmbajtje pornografike të të miturve, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit mbi veprën penale “Pornografi me të mitur”.

Blutë njoftojnë se i riu në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, kryesisht në rrjetet sociale “Instagram” dhe “WhatsApp”, dyshohet se ka administruar dhe shpërndarë pamje sensitive në formë videoje me përmbajtje pornografike me të mitur.

Njoftimi: 

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një pune intensive, në funksion të hetimeve të një procedimi penal, i cili ndiqej me metoda speciale të hetimit, pas analizës të interceptimeve të impulseve dhe qelizave elektronike, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit:

E. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, parashikuar nga neni 117/2/3 i Kodit Penal.

Ky shtetas, në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, kryesisht në rrjetet sociale “Instagram” dhe “WhatsApp”, dyshohet se ka administruar dhe shpërndarë pamje sensitive në formë videoje me përmbajtje pornografike me të mitur.

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular smartphone me të cilin është kryer kjo veprimtari, i cili do t’i nënshtrohet një ekspertimi të detajuar kibernetik.

Hetimet për këtë procedim vazhdojnë me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Arena e Lajmit

Shpërndante video me përmbajtje pornografike të të miturve, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook