Vllaznia ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e radhës, që luhet kundër Partizanit. Sfida do të zhvillohet ditën e shtunë ora 19:30 në “Loro Boriçi” dhe çfarë bie në sy është se këtë herë në shitje janë dhe biletat në tribunën C.
Klubi i kishte mbyllur si sektorë ndaj Bylisit, teksa ka bërë prapakthehu pas rikthimit. Çmimet e biletave ndërkohë variojnë nga 200 lekë dhe deri në 1500 lekë të reja. Sektori ku do qëndrojnë tifozët e Partizanit është E dhe një biletë aty mund të blihet me 500 lekë.
“Së bashku drejt fitores”, ky është shkrimi në posterin ku jepen detajet për biletat e takimit. Shkodranët ndodhen dy pikë pas “demave” që kryesojnë kampionatin.