Real e Barça shkëlqyen në Champions, me dy gjigandët spanjoll që mposhtën me goleadë Borusja e Bayern Munich për të ndezur akoma më shumë “El Clasico” e parë këtë sezon. Në “Bernabeu” pritet një ndeshje spektakolare, kjo për faktin se dy ekipet po kalojnë një moment fantastik, mbi të gjitha Barcelona, e cila shpreson që me Hansi Flick në stol dhe me një Raphinha në super formë të mposht Realin në fortesën në tyre, në kampionat një gjë e tillë nuk ndodh që nga marsi i 2022. Në rastin më të keq, Barcelona shpreson të mos humbas për të ruajtur diferencën prej 3 pikësh.
Mundo Deportivo dhe Sport, dy të përditshmet pranë klubin blaugrana, hapen këtë të premte me të njëjtin titull: “Sulm në Bernabeu”, tituj shoqëruar me foton e Flick dhe Raphinha-s.
Në Madrid diskutimi është ndryshe, ky është një shans i artë për ekipin e Carlo Ancelottit për të kapur rivalin e tyre më të madh këtë sezon, Barcelonën. Në mungesë të Rodrygo, me brazilianin që është jashtë për 3 javë, Ancelotti pritet të formojë një tredhëmbësh të ri, Bellingham, Mbappe, Vinicius, “BMV” e tij e famshme. Lajmi i mirë është rikthimi në formë të shkëlqyer i Vinicius jr, autori i një “triplete” kundër B.Dortmund:
“BMV kundër Barçës”, shkruan Marca në faqen e parë.
()