Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital T në krizë? Reperi reagon pas deklaratës së babait

Adrola Dushi dhe Capital T vijojnë të jenë një nga çiftet më të përfolura në media, ndonëse nuk e kanë konfirmuar asnjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë marrëdhënien e tyre të dashurisë.

Ditën e djeshme në media bëri xhiron një deklaratë e babait të reperit i cili kishte deklaruar se e mbështet të birin në çdo hap që merr, por duke theksuar se deri më tani ai nuk ka zyrtarizuar asgjë me partneren e tij të shumëpërfolur.

“Na nuk kemi nuse në shtëpi, e tjetër gjë është që jon dal disa foto dhe djali im mund të këtë ndonjë lidhje, sepse ai nuk është i mitur, dhe mund të gjej gjithçka mbi jetën e vet që unë e mbështesë deri në fund” deklaroi ai dy ditë më parë.

Pas zërave se marrëdhënia mes Capital T dhe Adrola Dushit mund të jetë në krizë pas kësaj deklarate, ka ardhur reagimi edhe nga vetë reperi.

Ai ka hedhur poshtë çdo gjë duke ironizuar titujt me anë të një story në instagram: “Media: Bla, bla, bla”, shkruan ai.

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital T në krizë? Reperi reagon pas deklaratës së babait

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook