Mesazhi nga ambasadorja: Austria mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE

Austria mbështet hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Kjo u bë e ditur nga Ambasadorja austriake në Shqipëri, Monika Zach.

Ajo tha se Austria mbështet fuqishëm hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Këtë deklaratë ambasadorja e bëri në 20 vjetorin e kremtimit të festës Kombëtare të Austrisë në Shkodër, raporton gazetari i News24, Senad Nikshiqi.

Konsulli i Nderit i Austrisë Gjergj Leqejza, i cili organizon për 20 vite këtë aktivitet, tha se austro-hungaria është prezente që në shekullin e 17-të në veriun e Shqipërisë, ndërsa edhe në ditët e sotme Austria vijon që të jetë një prej shteteve që mbështet vendin tonë në procesin e integrimit europian.

Festa e Austrisë në Shkodër, e cila mbledh autoritete vendore, fetare por edhe më gjërë është kthyer në një traditë të përvitshme në këtë qytet si shenjë falenderimi për mbështetjen e Austrisë ndaj vendit tonë.


Arena e Lajmit

Mesazhi nga ambasadorja: Austria mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook