”Microsoft” paralajmëron ndërhyrje të Rusisë, Iranit dhe Kinës në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Gjiganti amerikan i teknologjisë ”Microsoft”u ka paralajmëruar për përpjekjet e ndikimit të Rusisë, Iranit dhe Kinës në zgjedhjet e ardhshme presidenciale më 5 nëntor në SHBA.

Menaxheri i përgjithshëm në Qendrën e Analizës së Kërcënimeve pranë kompanisë ”Microsoft”, Clint Watts, tha se qeveria amerikane ka ndërmarrë veprime për të zbuluar këto aktivitete kibernetike dhe të ndikimit nga kundërshtarët e huaj, më i fundit prej të cilëve është Irani.

Në postimin e tij në ‘blog’, Watts tha se aktorët kibernetik iranianë u zbuluan duke u dërguar “materiale të vjedhura, jo publike” nga fushata e ish-presidentit Trump organizatave mediatike dhe njerëzve të përfshirë në fushatën e presidentit Joe Biden para se ai të tërhiqej nga gara.

Ai tha se aktorët rusë shënjestruan fushatën e Partisë Demokratike Harris-Walz, duke përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar video të rreme për zëvendëspresidenten Kamala Harris, duke e përshkruar me komente nënçmuese në lidhje me kundërshtarin e saj, Trump, si dhe një video tjetër rreth Tim Walz-it, video e cila fitoi mbi 5 milionë shikime.

Më tej, Watts theksoi se operacionet kineze të ndikimit përqendroheshin te kandidatët e votimit më pak të njohur dhe te anëtarët e Kongresit Amerikan.

“Aktorët e huaj janë treguar të shkathët dhe të aftë për të kaluar përmbajtje mashtruese dhe për ta shpërndarë atë me shpejtësi gjatë këtyre momenteve. Ne presim që Rusia, Irani dhe Kina të vazhdojnë përpjekjet e tyre me përfshirjen e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe mund të përdorin taktika që synojnë të vënë në dyshim integritetin e rezultatit të zgjedhjeve”, tha Watts, duke këshilluar për vigjilencë 48-orëshe para dhe pas zgjedhjeve


Arena e Lajmit

”Microsoft” paralajmëron ndërhyrje të Rusisë, Iranit dhe Kinës në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook