“Në garë me kohën”, Asllani në dyshim për Juven, mesfusha dilema e Inzaghit

Inter u rikthye me 3 pikë të plota nga transferta e Bernës, ku një gol i Thuram i dhuroi 3 pikë skuadrës së Inzaghit. Megjithatë në shtëpinë zikaltër, nuk ka kohë për të festuar, kjo pasi të djelën, në San Siro do të përqendrohet vëmendja e mbarë opinionit sportiv botëror, teksa do të vihet në “skenë” derbi i Italisë, Inter-Juventus.

Për Simone Inzaghin, ka dhimbje koke, teksa disa prej titullarëve të tij nuk do të jenë në dispozicion të tij për këtë sfidë të rëndësishme. Kështu Çalhanoglu, Acerbi dhe Carlos Augusto, që kthehet shpesh herë në një alternativë të volitshme për Dimarcon gjatë ndeshjes, nuk do të jenë ndaj bardhezinjve.

Për momentin dyshimi i vetëm mbetet Kristjan Asllani. Mesfushori kuqezi shpreson të jetë i rikuperuar “last minute”, për të qenë i gatshëm pse jo që nga fillimi për Inzaghin, që mund ta pozicionojë atë në “gabinën” e regjisë, për shkak të mungesës së turkut Çalhanoglu. Në rast se Asllani nuk i’a del, apo nëse nuk do të jetë në gjendje të luaj nga minuta e parë, atëherë do të jetë Barella ai që do të pozicionohet në qendër të mesit të fushës dhe Frattesi që do të luajë nga minuta e parë.

Megjithatë sikundër bëjnë me dije edhe mediat italiane, për Asllanin do të jetë përcaktues stërvitja e së premtes, që do të kriojë bindjen tek Inzaghi edhe stafi i tij nëse do të duhet ta grumbullojë mesfushorin e kombëtares tonë për sfidën ndaj Juventusit apo jo.

Whatsapp Image 2024 10 25 At 11.35.02
 
Whatsapp Image 2024 10 25 At 11.35.02 (1)
 


Arena e Lajmit

“Në garë me kohën”, Asllani në dyshim për Juven, mesfusha dilema e Inzaghit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook