PD: Vietnami komunist ia kalon përsëri Shqipërisë europiane. World Justice Project fakton edhe një herë dështimin total të drejtësisë së re

Partia Demokratike, nëpërmjet drejtueses së Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Ilda Zhulali, denoncon faktin që edhe Vietnami komunist del më mirë në raporte ndërkombëtare sesa Shqipëria, sa i përket drejtësisë.

Ilda Zhulali shprehet se World Justice Project fakton edhe një herë dështimin total të drejtësisë së re. “Shqipëria renditet në vendin e 106 për ndërhyrjen e qeverisë në drejtësinë penale! Vietnami komunist përsëri renditet më mirë, në vendin e 98, ndërsa Kosova në vendin e 65!”, tha Zhulali.

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Ilda Zhulali:

Vietnami komunist ia kalon përsëri Shqipërisë europiane. Këtë konstatoi në raportin e publikuar dje, Ëorld Justice Project, autoriteti më i besueshëm ndërkombëtar që bën matjen e sundimit të ligjit në 142 vende të botës.

Shqipëria renditet në vendin e 106 për kufizimin e pushtetit të qeverisë, ndërsa Vietnami renditet me 8 pikë më mirë se ne, në vendin e 95!! Kosova renditet e 59, në rang botëror!! Kolumbia ka më pak korrupsion se Shqipëria. Shqipëria renditet e 107 për nivelin e korrupsionit, ndërsa Kolumbia renditet më mirë, në vendin e 100. Kosova renditet në vendin e 65!!!

Shqipëria renditet në vendin e 92-të për lirinë e shprehjes, ndërsa Kosova renditet e 60-ta në botë! E drejta për të protestuar dhe aktivizmi politik e gjen Shqipërinë të renditur në vendin e 102, Serbinë në vendin e 93, ndërsa Kosovën në vendin e 60, nga 142 vende të botës!

Shqipëria renditet në vendin e 114 për nivelin e zbatimit të Ligjit, ndërsa Bjellorusia renditet më mirë se ne, në vendin e 108! Kosova renditet e 82-ta në rang botëror! Shqipëria renditet në vendin e 128 në botë për proceset e rregullta administrative! Kosova në vendin e 95!

Shqipëria renditet në vendin e 101 për respektimin e të drejtave civile, ndërsa Vietnami komunist në vendin e 96! Kosova renditet e 89-ta në rang botëror. Shqipëria renditet në vendin e 110 për mosndërhyrjen e qeverisë në vendimet gjyqësore civile! Ndërsa Bangladeshi në vendin e 97! Kosova renditet në vendin e 66!

Shqipëria renditet në vendin e 92 për nivelin e drejtësisë penale, ndërsa Bjellorusia në vendin e 88! Kosova renditet e 62-ta në rang botëror. Shqipëria renditet në vendin e 106 për ndërhyrjen e qeverisë në drejtësinë penale! Vietnami komunist përsëri renditet më mirë, në vendin e 98, ndërsa Kosova në vendin e 65!

Ëorld Justice Project fakton edhe një herë dështimin total të drejtësisë së re dhe reformimit të  shtrembër të këtij sistemi. Renditja e Shqipërisë poshtë Vietnamit komunist, tregon qartë se sundimi autoritar i Edi Ramës  është shkaku themelor dhe i vetëm i dështimit të reformës, duke e vendosur të gjithë sistemin nën kontrollin e tij politik.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

PD: Vietnami komunist ia kalon përsëri Shqipërisë europiane. World Justice Project fakton edhe një herë dështimin total të drejtësisë së re

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook