Plas debati/ Mediu: Nuk ka zgjedhje të lira në Shqipëri. Lesi: Opozita nuk fiton zgjedhjet me Berishën kryetar

Një debat u zhvillua në rubrikën Opinion në News 24 mes Fatmir Mediut dhe botuesit Nikolla Lesi.

Mediu tha se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme. Ndërsa Lesi theksoi se kjo opozitë nuk fiton dot zgjedhjet me Sali Berishën kryetar. Ai tha se Berisha është burrë shteti dhe njeri që ka bërë karrierë politike, por se me të në krye të PD, Partia Demokratike nuk fiton dot zgjedhjet.

Fatmir Mediu: Patronazhistët përdorin të dhënat.

Nikollë Lesi: Opozitën nuk duhet ta drejtojë Sali Berisha.

Fatmir Mediu: Pa Sali Berishën, PD do të humbë 200 mijë vota. Nuk të hap kush krahun në politikë më kot. Në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Ka një skemë për të garantuar fitoren e qeverisë në zgjedhje.

Nikollë Lesi: Që të vijë opozita në pushtet duhet frymë dhe të thotë emër tjetër e jo ata që kanë qenë. Edhe Edi Rama, edhe Sali Berisha konkurrojnë për mandatin e katërt. Sali Berisha e ka bërë karrierën e vet, por me Berishën, opozita nuk fiton zgjedhjet.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Plas debati/ Mediu: Nuk ka zgjedhje të lira në Shqipëri. Lesi: Opozita nuk fiton zgjedhjet me Berishën kryetar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook