“Po grabisni pensionistët!”/ Rama i “shpalli luftë” nëndeklarimit të pagave, eksperti i ekonomisë: Betejë që duhet të përqafohet edhe nga opozita!

Nëndeklarimi i pagave, duke çuar kështu në deficite në kontributet shoqërore që ndikojnë drejtë për drejtë në skemën e pensioneve, është konsideruar problem i madh nga kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me anëtarë të kabinetit, ka zhvilluar takime me grupe të ndryshme interesi.

Ai madje ka deklaruar se kushdo që vijon të deklarojë paga fiktive nën atë reale, do të përballet me pasoja, edhe penale.

Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie, i ftuar në “Çështja e ditës” në News24 me gazetarin Klevin Muka, ka deklaruar se nëndeklarimi i pagave është një problem që duhet të luftohet jo vetëm nga qeveria, por edhe nga opozita.

“Duhet të gjendet problematika jo “armiku” i pensioneve, sepse një ndikim shumë më të madh ka edhe korrupsioni që shkon në 575 mln. Pra vërtetë mban peshën e vet biznesi, por nuk është i vetmi. Nëndeklarimi i pagave, problem sistemik.
Norma e deklaruesve është 1.17 për një pensionist, që është vërtetuar se nuk mjafton.
Ekuacion i dështuar ky. Kjo nuk është betejë e qeverisë, por e shoqërisë dhe duhet të përqafohet edhe nga opozita dhe shoqëria civile.
Baza e kontributeve shoqërore është rrudhur edhe si pasojë e emigrimit”, u shpreh ai.

()


Arena e Lajmit

“Po grabisni pensionistët!”/ Rama i “shpalli luftë” nëndeklarimit të pagave, eksperti i ekonomisë: Betejë që duhet të përqafohet edhe nga opozita!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook