Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një takim me Rektoren e Kolegjit të Evropës Federica Mogherini.
Spiropali u shpreh se, si një objektiv strategjik kombëtar, anëtarësimi në BE është prioriteti numër një i Kuvendit, si udhëheqës i procesit të integrimit europian. “Hapja e Kolegjit do të thotë shumë për Shqipërinë dhe progresin tonë drejt bashkimit me familjen evropiane”.
Mogherini informoi Kryetaren Spiropali se kanë bërë një punë shumë të mirë me 32 studentët nga 21 kombësi të ndryshme si dhe vlerësoi mbështetjen e Kuvendit për rritjen e kapaciteteve. Ajo shprehu kënaqësinë për të patur një sesion mes nxënësve të Kolegjit të Evropës dhe Kryetares së Kuvendit në fushën e integrimit europian.
Pas takimit, Spiropali dhe Mogherini zhvilluan një takim me studentët, në mjediset e Kolegjit në Qytetin Studenti.
Zyra e përfaqësimit të Kolegjit të Evropës është hapur në Tiranë në vitin 2023, si një hap i rëndësishëm që i hap rrugën themelimit të kampusit të Tiranës, si një iniciativë e rëndësishme që do të fuqizojë brezin e ardhshëm të liderëve dhe diplomatëve.