“Te telefoni i Monikës do gjeni peshkun e madh të inceneratorëve”, Lefter Koka “shpërthen” në Apelin e Posaçëm: Më dënuat 6.8 vite burg, vendim i padrejtë

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kundërshtuar në Apelin e Posaçëm dënimin e tij me 6.8 vite burg nga GJKKO, për aferën e inceneratorëve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për se Lefter Koka iu drejtua prokurorëve të SPAK dhe togave të zeza se në dosjen në ngarkim të tij ishin deklaratat e deputetes së PL, Monika Kryemadhi. Ai tha se SPAK e përpiloi dosjen në mënyrë të tillë që ta dënonin për korrupsion.

Duke vijuar akuzat, Lefter Koka ka deklaruar se po të hapet telefoni i Kryemadhit, aty do të gjendet edhe peshku i madh i inceneratorëve.

Lefter Koka në gjyq: Nuk jam unë “peshku i madh” dhe nuk mund të më dënoni për korrupsion. Ju e copëzuat çështjen që të më dënoni mua sa më shumë. Gjithçka thatë sot janë fiks ato që ka shkruar Monika Kryemadhi në kallëzimin e saj. Hapni telefonin e Kryemadhit dhe nuk do të më gjeni mua aty, aty do të gjeni peshkun e madh…

Vijon…

()


Arena e Lajmit

“Te telefoni i Monikës do gjeni peshkun e madh të inceneratorëve”, Lefter Koka “shpërthen” në Apelin e Posaçëm: Më dënuat 6.8 vite burg, vendim i padrejtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook