Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë vetëm pak momente më parë në jug të vendit.
Mësohet se tërmeti ka pasur epiqendrën në afërsi të Fierit dhe një forcë prej 4 ballësh.
Sakaq, raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth.
Epiqendra e tërmetit ndodhej 56 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 11 kilometra në lindje të qytetit të Fierit.