Teslas i shtohen rreth 150 miliardë dollarë në vlerën e tregut, fitimi më i madh i kompanisë pas një dekade

Aksionet e Tesla u mbyllën me afro 22%  fitimi i tyre më i madh njëditor në më shumë se një dekadë pasi parashikimi i guximshëm i Elon Musk për rritjen e shitjeve siguroi investitorët se ai ishte ende në kërkim të rritjes së biznesit të tij kryesor të shitjes së veturave elektrike.

Bëhet e ditur se në afërsi, rreth 150 miliardë dollarë iu shtuan vlerës së tregut të kompanisë.

Musk parashikoi 20-30% rritje të shitjeve vitin e ardhshëm, duke premtuar se do të nisë një automjet të përballueshëm në gjysmën e parë të vitit 2025 dhe tha se përpjekjet për të ulur kostot e prodhimit rritën marzhet në tremujorin e tretë, shkruan the Guardian.

Aksioni u rrit në një sesion të lartë prej 262.2 dollarë me vëllime prej rreth 200 milionë aksionesh.


Arena e Lajmit

Teslas i shtohen rreth 150 miliardë dollarë në vlerën e tregut, fitimi më i madh i kompanisë pas një dekade

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook